Shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi


Drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi është shkarkuar sot nga funksioni i tij. Qeveria ka shkarkuar Rexhepin nga funksioni i drejtorit në burgun e Idrizovës ndërsa burime për KlanM thonë se në këtë post përsëri do të emërohet kuadër nga rradhët e Alternativës.

Shkarkimi i Rexhepit vjen pas bastisjes që u krye në burgun e Idrizovës nga ana e MPB-së ku janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”. /KlanMacedonia/

Baby Boo