Shkarkohen nga posti i tyre i deritanishëm drejtorët e REK Manastir dhe Osllomej


Shkarkohet drejtori i REK Manastir Zllatko Qurçievski dhe në vend të tij për u.d. emërohet Pece Matevski, drejtor i deritanishëm i Termoelektranës, kumtoi sot SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV).

Në seancën e Bordit drejtues të SHA EMV është sjellur vendim për ndryshime kadrovike me të cilën është shkarkuar edhe drejtori i REK Osllomej Zllatko Piperkoski, ndërsa në vend të tij për u.d. është emëruar Stojan Mickoski, drejtor teknik i deritanishëm në Miniera.

“Në ditët në vijim do të bëhen edhe zhvendosje tjera kadrovike brenda në kombinat, me qëllim të përmirësimit të procesit të prodhimtarisë dhe përballjes me sfidat e krizës energjetike”, paralajmërojnë nga SHA EMV.

Baby Boo