Shkariq: Zgjedhjet, 28 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme


Afatet zgjedhore parashikohen në Kushtetutë dhe në dekretin qeveritar të miratuar më 21 mars, thotë për Alsat profesori i së drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq. Ai thekson se zgjedhjet tashmë janë shpallur dhe duhet të mbahen brenda 60 ditësh. Kanë kaluar 32 ditë, kanë mbetur edhe 28 ditë dhe ato vazhdojnë në të njëjtën kohë kur të pushojë gjendja e jashtëzakonshme, thekson Shkariq.

“Nëse brenda kësaj periudhe nuk mbahen zgjedhjet parlamentare, atëherë Gjykata Kushtetuese mund që këto zgjedhje, nëse shkelet afati, t’i shpallë si jokushtetuese. Qeveria me dekret të ri mund ta ndryshojë edhe KSHZ-në nëse bën pengesa, KSHZ-ja është e obliguar ta zbatojë ligjin, në këtë rast dekretin”- deklaroi Svetomir Shkariq, profesor universitar.

Sipas profesorit Shkariq, bisedimet mes liderëve tek Presidentit Stevo Pendarovski kanë peshë politike, por nuk kanë efekt juridik, i cili, siç thotë, buron ekskluzivisht nga Kushtetuta dhe dekreti qeveritar. Ai gjithashtu i tha qeverisë se tashmë duhet të ketë hartuar model të ri të votimit. Përndryshe, qeveria dhe opozita vazhdojnë të taktizojnë me afatet e zgjedhjeve. Argumentet e LSDM-së për zgjedhje në qershor është të respektohet ligji, por edhe rekomandimet e OBSH-së që qeveritë të përgatiten për një valë të re të virusit korona në shtator. Edhe VMRO DPMNE-ja gjithashtu i referohet shëndetit të qytetarëve. Ata janë për zgjedhje por në fund të gushtit, sepse në qershor ende do të jetë i pranishëm COVID 19. Nga BDI-ja janë për zgjedhje me konsensus. Besa insiston për zgjedhje në qershor, ndërsa Aleanca dhe Alternativa në Korrik.

Baby Boo