Shiu e vuri nën kontroll zjarrin në malin Goten afër Naviçinës së Strumicës


Shiu që ra mbrëmë në rajonin e Strumicës e vuri nën kontroll zjarrin në malin Goten, afër fshatit Niviçinë.
Sipas kryetarit të Komunës Vasilevë, Marjan Janev, nuk lejohet përhapja e zjarrit, i cili digjet disa ditë.

“Sot vazhdojmë me shuarje me aksion të koordinuar të të gjitha institucioneve dhe popullatës vendore. Shiu i cili ra mbrëmë rreth orës 21.30 ndihmoi që të vihet zjarri nën kontroll dhe nga mëngjesi si sotëm fillojmë me lokalizimin e tij. Në disa vende ka drunj të djegur, të cilat ende po digjen dhe do të duhet kohë të shuhen”, tha kryetari i Vasilevlës, Marjan Janev.

Baby Boo