Shitën teste false për Covid-19, arrestohen gjashtë serbë


Policia e Serbisë ka arrestuar disa anëtarë të një grupi kri*minal me dyshimin se nga janari i këtij viti kanë falsifikuar dokumente, kurse nga fillimi i pandemisë, edhe kanë shitur teste për COVID-19 për turistët pa pasur nevojë të testohen.
Sipas mediave serbe janë arre*stuar gjashtë persona.

Grupi kri*minal dysh8ohet se turistëve u ka shitur teste negative PCR dhe serelogjike, në mënyrë që të mund të udhëtojnë lirshëm. Çmimet e testeve negative – false,janë shitur prej 30 deri në 100 euro.
“Dyshohet se kanë shitur disa dhjetëra teste të rrejshme PCR, me të cilat konstatohej se turistët nuk ishin të prekur me COVID-19. Mes blerësve kishte edhe të tillë që dëshironin të shkonin në Kroaci për pushime, por u duhej një test negativ”,

Baby Boo