Sot ka përvjetorin “Dora e Zotit”.
Më 22 korrik të vitit 1986, Maradona shënonte golin e famshëm me dorë ndaj Anglisë dhe kjo e fundit eliminohej në çerekfinale.
E rikthen në vëmendje atë episod plot ironi ai që e ka vuajtur më shumë, portieri anglez Peter Shilton.
“Zoti i ka kthyer nga unë këtë mëngjes. Duke parë futbollin më të keq që Argjentina ka luajtur në një Kupë Bote, në prag të përvjetorit të ‘Dorës së Zotit’…”, – shkruan në Tuiter ish-portieri i Anglisë.
Dhe duket se vërtet Zoti sheh. Një natë para përvjetorit të atij goli me hile, Maradona është parë të vuajë më shumë se kurrë në tribun. / Vipsport.al