Shilegov: Po kryeministër shqiptar por jo me sha*ntazhe, Osmani: Shqiptarët kanë kandidatin e tyre!


Përfaqësuesi i kryesisë qëndrore të LSDM-së Petre Shilegov gjatë një interviste për Tv21 ndër të tjera foli edhe për kryeministrin shqiptar. I pyetur nëse LSDM është kundër kësaj ideje, Shilegov tha se nuk e kanë problem që kryeministri të jetë shqiptarë por se kjo gjë nuk bëhet me shan*tazhe por me marrëveshje.
-Për mua ato janë çështje irelevenate. Është shumë e rëndësishme të vijmë si shoqëri në gjithë këtë proces bashkërisht dhe në njëfarë mënyrë të mos jetë kushtëzim për vendosjen e bashkëpunimit politik. Unë pres se mund të ketë reterim të kushtëzimit të tillë – se si së bashku të vijmë deri tek një qëllim i caktuar,- deklaroi Petre Shilegov nga LSDM.

Ndërkaq këshilltari për financa në LSDM Fatmir Bytyqi u pyet se a është e mundur që ai të jetë kryeministri shqiptar, kësaj radhe nga radhët e LSDM-së. Ai tha se në politikë gjithçka është e mundur e më vonë u vetkorrigjua duke thënë se mund të ketë qenë një keqkuptim, pasi që ai ka menduar se po pyetet për ndonjë post ministror.

-Në politikë gjithçka është e mundur por do ta t’ia lë mandatarit e ai është z. Zoran Zaev të vendose nëse unë jam kandidati më i miri për ndonjë nga vendet ministritë dhe kuptohet nëse kemi nderin e tillë do të tregojmë se me të vërtetë dimë se si duhet të kujdesemi për këtë shtet,-tha Fatmir Bytyqi, këshilltar financiar i LSDM-së.
Nga ana tjetër zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i tha Tv21 se dihet se kush është kryeministri shqiptar.
-Bidedimet ende nuk kanë filluar. Shqiptarët kanë kandidatin e tyre të legjitimuar në zgjedhje,- shkruan Bujar Osmani.

Baby Boo