Mediat serbe: Askush nuk e pa Millosheviqin në Hagë, nuk ka vd*ekur por është bartur në Moskë


Viktor Filatov një gjeneral në pension i shërbimit inteligjent rus GRU ka nxjerrë në publik disa të dhëna shokuese rreth vdekjes së Sllobodan Mollosheviq. Në një roman të shkruar nga ky ish spiun rus i cili tashmë ndodhet në pension dhe jeton në Serbi ai ka rrëfyer në detaje disa fakte që tregojnë se kasapi i Ballkanit nuk vd*iq në Hagë siç u tha por shkoi për të jetuar në Moskë.

“Sllobodan Millosheviç nuk vdiq! Askush nuk e pa atë të vdekur, dhe djali i tij nuk shkoi në funeral por në Moskë ku shkoi edhe babai i tij” thotë ish-spiuni rus. Ky shkrimtar mendon se as Osama bin Laden nuk u v*ra. Amerikanët njoftuan se, sipas zakoneve islamike ai ishte va*rrosur në det.

“Unë nuk i njoh zakonet islamike me varrosjen në det dhe na u tregua maska ??e tij plastike e bërë në Hollyëood në vend të fytyrës së tij. Të gjithë njerëzit që dyshohet se morën pjesë në likuidimin e Osama Bin Laden të gjithë ata komando në mënyrë misterioze patën aksidente automobilistike vd*ekje të çuditshme dhe gjëra të tjera brenda një viti. Vetëm një gojë e vd*ekur nuk flet”.

Baby Boo