Shilegov nga Gjorçe Petrovi: Kemi rikonstruuar rrugët 4 Korriku dhe Gjorçe Petrov, ndërsa rrugën Luka Gerov e përfundojmë deri në fund të vitit


Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit Aleksandar Naumovski sonte vizituan lagjet Seksion dhe Kisella Jabuka në këtë komunë të Shkupit.
– Për ne çdo njeri është i rëndësishëm, çdo komunë është e rëndësishme. Për këtë arsye punojmë që të gjitha komunat të zhvillohen me ritëm të shpejtë tha Shilegov.

Duke folur për periudhën e deritanishme, Shilegov theksoi se edhe në Gjorçe Petrov ashtu si në komunat tjera të Shkupit investohet në projekte të rëndësishme kapitale.
-Kemi rikonstruuar rrugët 4 Korriku dhe Gjorçe Petrov, të cilat shfrytëzohen kryesisht nga bashkqytetarët tanë në Seksionin dhe lagjet tjera përreth deklaroi Shilegov.

– Filluam edhe me rikonstruimin e rrugës Lluka Gerov si arterie kryesore në trafik në lagjet Dame Gruev, ndërsa përditë e përdorin edhe banorët e Novo Selës, Volkovës, Kisella Jabukës dhe Kuçkovës. Rikonstruimi i kësaj rruge është planifikuar të përfundojë në fund të vitit tha Shilegov.

I pastruam deponitë e egra në komunë, ndërtuam shtigje të reja për biçikleta, dhe krijuam hapësira të reja të gjelbërta. Vendosëm rrjet të ri të kanalizimit fekal dhe atmosferik atje ku është i nevojshëm. Gjithë këtë e bëjmë së bashku me pushtetin lokal për qytetarët e Gjorçe Petrovit u shpreh Shilegov.
Investuam mbi 52 milion denarë në rikonstruimin e shkollës së mesme Koço Racin të cilën e filluam këtë vit. Siguruam pastrues të ajrit për çdo klasë shtoi Shilegov.

Në pjesën e hapësirës së gjelbër të qytetit, Shilegov theksoi se në Gjorçe Petrov janë gjelbëruar mbi 6400 metra katrorë, ndërsa janë mbjellë mbi 1000 fidane të reja.

Baby Boo