Policia në Irlandën e Veriut gjen katër bomba në prag të vizitës së Biden


Policia në Irlandën e Veriut njoftoi sot se ka gjetur katër sende të dyshuara si bomba me tuba në një varrezë në Creggan pranë qytetit Derry.

Sipas Reuters, policia ka kryer një operacion inspektimi të sigurisë publike, pak orë para vizitës së presidentit amerikan Joseph Biden në Irlandën e Veriut, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Zbulimi i këtyre pajisjeve ishte një tjetër zhvillim shqetësues”, tha ndihmës shefi i policisë Bobby Singleton.

Biden thuhet se po vjen në Belfast në një kohë politikisht të ndjeshme për Irlandën e Veriut, duke shënuar 25 vjetorin e marrëveshjes së paqes që i dha fund viteve të konfliktit në vend.

Singleton shtoi se hetimin do ta marrë përsipër Njësia e Hetimit të Terrorizmit.

Baby Boo