Shikoni si duket gruaja që shpenzoi 200 mijë euro për operacione plastike


Australiania Tara Jayne McConaughey ka transformuar pamjen e saj fizike përtej njohjes, duke shpenzuar gati 200 mijë euro për të. Ajo ndryshoi gjithçka te vetja, edhe më shumë herë.

Ajo e zmadhoi gjoksin pesë herë, e operoi hundën gjashtë herë dhe nuk duhen neglizhuar dozat e shumta të botoksit dhe mbushësve. Në rrugët e Melburnit, Tara është vështirë të mos vërehet teksa ecën me krenari, duke u mburrur me pamjen e saj. Tara (33) është e punësuar ndryshe në shëndetësi.

Seria e dokumentarëve “Mirror Mirror”, i cili ndoqi australianë të fiksuar pas operimit, priti gjithashtu Tarën, ku më pas ajo e përshkroi veten “si një kukull Barbie”. Dëshira e saj për “përfundim” të vazhdueshëm, pavarësisht numrit të madh të operacioneve, nuk zbehet, për më tepër po rritet çdo herë.

Baby Boo