SHGM: Su*lmi ndaj gazetarëve të llogaritet si su*lm ndaj personave zyrtarë


Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se su*lmet e fundit dhe kërcënimet mbi kameramanët janë edhe një alarm se janë të nevojshme ndryshime në Ligjin dhe su*lmi mbi punonjësit mediatik të konsiderohet si su*lm mbi një person zyrtar. Kameramanët në kuadër të SHGM-së në konferencën e sotme para Kuvendit dërguan apel që sa më shpejtë të sillen ndryshimet ligjore, pasi siç potencuan punonjësit mediatik janë cak i shumë rre*ziqeve.

“Ne si kameramanë vazhdimisht jemi cak i su*lmeve qoftë nga qytetarët qoftë nga të tjerë. U bëjmë apel institucioneve përfundimisht ta zgjidhin statusin e punonjësve mediatikë, që çdo su*lm mbi kameramanët të trajtohet si mbi një person zyrtar”, reagojnë nga seksioni i kameramanëve në kuadër të SHGM-së. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski informoi se gjatë natës ka pasur edhe një su*lm mbi një punonjës mediatik në oborrin e tij.

“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për mesazh kërcënues, edhe pse megjithatë nuk ka dëm objektiv, pasi ngjyra mund të pastrohet, por gjurmët e dhunës që ndodhu dhe nga ajo që mund të ndodhë mund të vazhdojnë edhe më tej, kërkojmë zgjidhje të plotë të këtyre rasteve”, deklaroi Çadikovski.

I bëri apel MPB-së që sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase t’i zgjidhë rastet e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, pasi, siç tha, ato çojnë drejt veprave të mundshme penale, si rasti i djeshëm. Lubisha Ignatov, kameraman për TV 24 në orët e pasdites është su*lmuar në lagjen Përzhinë të Shkupit, ku së bashku me ekipin e tij të gazetarëve është munduar të bëjë një kronikë.

Baby Boo