Edi Rama: Baca Adem na la jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në dy vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit ka thënë se ai është një hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës.

Ai ka shkruar se Demaçi është, hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës në kuptimin më të plotë të fjalës dhe gur i gjallë i sovranitetit kosovar.
Rama ka thënë se baca Adem na ka lënë jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie.
“Hero i pavde*kshëm i popullit të Kosovës në kuptimin më të plotë të fjalës dhe gur i gjallë i sovranitetit kosovar qysh në kohëra kur as imagjinata më e shfrenuar nuk e rrokte dot mundësinë e realizimit të Kosovës sovrane, baca Adem u nda nga kjo jetë si sot dy vjet më parë duke na e lënë jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie.

Baby Boo