E turpshme! Dëmtohet varri i heroit kombëtar, Azem Galica


Varri i heroit kombëtar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve serbë, Azem Galicës është dëmtuar sot nga disa persona të paidentifikuar. Sipas mediave kosovare, ngjarja e turpshme ka ndodhur në fshatin Galicë, ku është varrosur simboli i rezistencës i njohur si Azem Bejta.

Ende nuk ka detaje për këtë vandalizëm, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe më pas arrestimin e vandalëve. Ditë më parë u dëmtua edhe busti i i At Shtjefën Gjeçovit.

Baby Boo