SHGM REAGON NDAJ PARALAJMËRIMEVE PËR PADI NDAJ MEDIAVE


Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka kundërshtuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, i cili ka paralajmëruar padi për gazetarët që kanë ndërlidhur BDI-snë me keqpërdorimet e pretenduara në Fondin Pensional.

SHGM vlerëson se zyrtarët publikë, veçanërisht ministrat, duhet të përmbahen nga deklaratat që mund të perceptohen si kërcënime apo etiketime të mediave.

“Theksojmë se është punë e mediave të hetojnë dhe të shprehin dyshime për të gjithë zyrtarët, pavarësisht cilës parti i takojnë ato, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë, në këtë rast zëvendëskryeministri i detyruar për euro-integrime, duhet të përmbahen nga kërcënime me padi në frymën e fjalës së lirë për të cilën ato deklarativisht angazhohen”, vlerëson SHGM-ja.

Baby Boo