Sheshel paralajmëron ardhjen në Kosovë “për ta mbrojtur tokën serbe”


Duket se shkuarja e artistëve nga Kosova në Beograd dhe pjesëmarrja e tyre në festivalin “Mirëdita Dobar Dan”, e ka hidhëruar shumë të dënuarin e Hagës për krime lufte, Vojislav Sheshel.
Ai, pas përpjekjes për ta penguar këtë manifestim dhe pas fjalëve fyese, siç njofton b92, ka paralajmëruar se do të vizitojë dy të burgosurit në Serbi të cilët vuajnë dënimin me burgim me akuzën se kanë e organizuar dhe e kanë vrarë ish- kryeministrin e Serbisë Zoran Gjingjiq.

Bëhet fjalë për MIlorad Ulemik Legia dhe Zvezdan Jovanoviq, udhëheqës dhe pjesëtar i Beretave të Kuqe që kanë bërë krime edhe në Kosovë.

Siç merr vesh dhe përcjell portali b92, Sheshel dëshiron që atyre t’iu thotë, në emër të popullit serb, se “mezi po presin që të shkojnë për ta mbrojtur Kosovën serbe”.

Baby Boo