Zyrtarja e Vetëvendosjes ka një porosi për Pendarovskin (FOTO)


Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova ka thumbuar në rrjetet sociale presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pasi që ky i fundit zhvilloi sot në Mynih një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Do të ishte mirë që Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski të shkruante edhe në gjuhën shqipe sepse fillimisht duhet t’i respekton ligjet kushtetuese por, njëkohësisht a ishte ky Presidenti i dashur konsesual i Maqedonisë, i cili edhe i manipuloi votat e shqiptarëve me propagandë që do ta respekton gjuhën shqipe?! Ku jeni bre popull n’Maqedoni? Ju që e votuat? Kjo asnjëherë nuk u zbatua, por përafërsisht 70.000 vota të shqiptarëve shkuan për Pendarovskin. Te buzëqeshja e Pendarovskit ekziston një mister. Ai vazhdon të jetë gacë e mlume e përvëlume”, ka shkruar Vlera Gjakova.

Baby Boo