Sherri i miliarderëve/ Elon Musk e sulmon Bill Gatesin: Ai nuk ka ide


Personi i katërt më i pasur në botë “goditi me thikë” personin e dytë më të pasur në botë.
Pasi bashkëthemeluesi i Microsoft-it Bill Gates vuri në dyshim qëndrueshmërinë e kamionëve elektrikë, CEO i Tesla-s Elon Musk shkroi këtë fundjavë se ai mendonte se Gates “nuk kishte ide”.

Musk të shtunën iu përgjigj pyetjes së një përdoruesi në Tëitter se çfarë mendonte ai për deklaratën e Gates për automjetet elektrike.
Gates postoi mendimet e tij mbi automjetet elektrike në blogun e tij në gusht, duke shpjeguar pse ishte skeptik në lidhje me potencialin për automjete elektrike si automjete për distanca të gjata. Arsyeja e dhënë prej tij ishte se bateritë janë të mëdha dhe të rënda.

Baby Boo