Kosovë: Regjistrimi i popullsisë vitin e ardhshëm


Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin që vitin e ardhshëm të bëhet regjistrimi i popullsisë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se një veprim i tillë që do të fillojë nga shtatori e deri më 17 tetor të vitit 2023 do të ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane.

“Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të së dhënave demografike e socio-ekonomike”, ka thënë kryeministri.
“Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”.

Baby Boo