Shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Maqedoni


Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, njoftoi se pacientja e parë me koronavirus në vend është shëruar.

Pacientja e parë e infektuar kishte ardhur nga Italia para 2 javëve, dhe pas fillimit të simptomave të para, është paraqitur në Klinikë nga ku është diagnostifikuar me koronapozitiv.

Konfirmimi vjen pas dy testeve të bëra dje që kanë rezultuar negativ, dhe së shpejti pritet lëshimi i saj në shtëpi.

Baby Boo