Filipçe: Virusi është këtu, duhet të mësohemi të jetojmë me të


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se këto katër muaj është bërë shumë për tu përballur me këtë sfidë dhe se vendi edhe më tej po përgatitet për të jetuar një kohë të gjatë me virusin.

“Nuk duhet të lejojmë që me mos respektim të masave të degradojmë punën e gjithë atyre që janë në vijë të parë të frontit. Virusi është këtu, masat duhet të respektohen, me respektimin e masave mbrojmë vetveten por edhe ata që janë rreth nesh. Shumë operatorë kanë nisur të punojnë por duhet të respektojnë rekomandimet dhe protokollet”, ka thënë Filipçe, raporton SHENJA.

Ai ju bëri apeli partive politike që të respektojnë masat dhe të jenë shembull se si mbrohet shëndeti i qytetarëve.

“Masat të respektohen pa përjashtim për të gjitha partitë, të jenë shembull për respektim të masave dhe të mos lejojnë që fushata të jetë rrezik për qytetarët. Pritet që ata të jenë shembull se si mbrohet shëndeti I qytetarëve. Masat nuk janë të vështira, ata janë shumë efikase, të përdoren maskat dhe distance, të mbahet higjiena personale dhe të respektohen protokollet të operatorëve ekonomik”, ka deklaruar Filipçe./ SHENJA

Baby Boo