Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


16 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët r fundit në Kosovë. Ndërkohë janë shënuar edhe 626 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 505 mostra, nga të cilat 626 kanë rezultuar pozitive dhe 673 persona janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive”, ka njoftuar IKSHPK.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, bën të ditur IKSHPK.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 39 mijë e 57 raste nga 142 mijë e 769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 5 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24 mijë e 427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 625.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë”, bën të ditur IKSHOPK.

Baby Boo