Shërohet 102-vjeçarja e prekur nga koronavirus


Një grua 102 vjeçe në Itali, ka arritur të shërohet pasi ishte prekur nga koronavirus. Ajo quhet Italica Grondona dhe dhe ditën e djeshme ka lënë spitalin, San Martino, në Genova.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i rajonit të Ligurias Giovanni Toti i cili e cilësoi si një raste shprese, ndërsa tha se ky ishte tregues që të gjithë kurohen, pa dallim moshe.

“Gjyshe Lina, sic e njohin të gjithë është një simbol shprese për të gjithë. Është dhe një shembull se si kurohen të gjithë pa dallim moshe. Nuk ka diferencë. Historia e saj ka përfunduar deri tek në CNN. Më falenderoi duke më thënë se janë kujdesur shumë për të dhe fjalët e saj më dhanë të një forcë të pabesueshme. Jeta e kujdo prej nesh është e rëndësishme, përfshirë këtu ajo e gjyshërve tanë për të cilët po luftojmë çdo ditë. Forca Lina jo më kot emri jot është “Italica”, je një faqe e bukur e historisë sonë”- ka thënë presidenti i rajonit të Ligurias.

Italia vijon të mbetet vendi me numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën pasi janë prekur nga koronavirusi, ndërkohë që ditën e djeshme, numri I të prekurve shënoi një rënie me 7%./Opinion.al

Baby Boo