Sherif Islami, një pilot shumë i suksesshëm nga fshati Gradec i Komunës së Vrapçishtit


Si është jeta e një piloti!

Sherif Islami është pilot i dëshmuar nga fshati Gradec, Komuna e Gostivarit, tani Komuna e Vrapçishtit. Ai jeton në Gjermani.Ky është tregimi i tij.Sherif Islami thotë:

“Jeta e pilotit është me shumë ngjyra; është një ëndërr e cila vetëm me vullnet dhe dëshirë mund të bëhet realitet!Mungesa e vullnetit për një dëshirë, për një pasion sigurisht se nuk ndryshon asgjë në jetën e njeriut.

Dhe të jesh pilot, me një fjalë do të thotë se je pasionant për të njohur botën, për të njohur shumë kultura në mbarë metropolet e botës.Dhe unë nga fshati Gradec fati, jeta më takoi në Offenbach të Gjermanisë.

Të fluturosh me aeroplan është më shumë se dëshirë, është një kënaqësi e veçantë e cila nuk përshkruhet!Ka njerëz, ka shqiptarë që nuk mendojnë kështu, por kujtoj se e kanë gabim, meqë të udhëtosh me aeroplan është një rahati e jashtëzakonshme në jetën e gjithsecilit njeri!

Fluturimet, aeroportet janë vende ku njerëzit njihen, janë vende ku sheh se si njerëzimi gjithnjë është në lëvizje; të gjithë vrapojnë drejtë një destinacioni, ca ikin, disa kthehen, ca të tjerë presin, disa të tjerë përcjellin dhe me një fjalë të gjithë bëjnë jetën, të gjithë kanë një qëllim, një rrugë orientimi për një perspektivë më të mirë në jetë!

Puna dhe dëshira e fluturimit bëjnë një rrugë të përbashkët. Pastaj gjithsecili duhet të pretendoj që të përshkoj botën, të njoh kultura të tjera gjithandej, nga të shohin sytë…Bota ka shumë raca, ka shumë fe, ka risi të përditëshme!Këtë më së miri e njeh piloti, ai që për gjatë gjithë jetës ka udhëtuar shumë.

Unë jetoj në Gjermani, por në vendlindje jam sa herë ma don qejfi. Gjermania është botë në vete; njerëzit në Gjermani janë botë në vete dhe atje ka nivel të lartë kulturor, ka një harmoni të paparë; të gjithë jetojnë një një respekt reciprok me njëri-tjetrin.Në Gjermani ka stabilitet afatgjatë, ka siguri juridike, atë që nuk e ke këtu e ke në Gjermani.

Në Maqedoni jeta bëhet me mashtrime, kurse në Gjermani nuk ka hapësirë për manipulime, je gjithnjë nën mbikqyrje të shtetit dhe atje realiteti dominon!Në perëndim kërkohet rregull, kërkohet diciplinë, mbi të gjitha kërkohet të respektohet puna!

Jeta në çdo vend dhe udhëtimet gjeneralisht ndryshojnë perspektivën e gjithë asaj që keni ditur. Me ndërrimin e vendit i hapni horizontet e reja, mundësitë e reja, njoftoni mënyrat tjera të të menduarit. Nëse asgjë tjetër, atëherë s’paku do të zbuloni pejsazhe të bukura të reja, njerëz dhe muzikë, të gjitha ato që me lexim keni mund të paramendoni, por jo edhe ti përjetoni…Pasi që e kam njohur botën, është koha të ta njoftoj vendin tim. Vitet e kaluara në Gjermani më kanë ndihmuar të njoh vlerat e të gjithë atyre që më parë kanë qenë për mua pak të rëndësishme.Aviacioni është një fushë e gjërë, është një pistë që nuk i duket fundi. Shqiptarët në këtë fushë duhet të investojnë shumë. Në këtë rrugë do ti ndihmojnë vendit të tyre, do të ndihmojnë me një fjalë Atdheun!”, , thotë në fjalën e tij piloti nga Gradeci, Sherif Islami

Baby Boo