Sheqerinska: Për çdo vit shërbim në Armatë, ushtarët 45-vjeçar do të marrin nga një mijë euro


“Pjesëtarët e Armatës, angazhimi i të cilëve ju përfundon në 45-vjeç, ndërsa më pas nuk duan të punësohen në ndonjë institucion tjetër shtetëror, do të mund të marrin 1 mijë euro për çdo vit të kaluar në shërbim të Armatës”.
Këtë dje e tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila realizoi takim me Sindikatën e mbrojtjes, ku i informoi anëtarët për këtë propozim të Qeverisë.

Sheqerinska potencoi se ato ushtarë të cilët kanë punuar 15 vjet në Armatë do të marrin 15 mijë euro, ndërsa ata që kanë punuar 25 vjet, do të mund të marrin 26 mijë euro.
Ndërsa Sindikata e ka mbështetur këtë propozim të ministrisë dhe bëri thirrje të zbatohet në afat sa më të shkurt të mundshëm.

Baby Boo