Prokuroria nis hetimet për “Lëvizjen për braktisjen vullnetare të fesë islame” të themeluar në Deçan


Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale lidhur me formimin e “Lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame” në Deçan.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçqi

Ky i fundit ka thënë se se varësisht nga të gjeturat, do të merren veprimet e mëtutjeshme.

“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Nikçi për Reporteri.net.

Për këtë Lëvizje foli dje edhe myftiu Naim Tërnava deklaroi se i dhimbsen njerëzit e kësaj lëvizje, që e mbajtën një takim në Deçan, e që sipas tij janë mbetje e ish-sistemit komunist, ateisto-enverist-stalinist.

“Mua ata njerëz po më dhimbsen, ata thjesht janë një mbetje e ish-sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë. Dhe shikoni kur, në kohën kur Kosova vërtet po vendos për fatin e vet, të ardhmërisë së vendit tonë, ata bëjnë lëvizje të tilla” – deklaroi myftiu Tërnava.

Baby Boo