Shenjat e pikësimit në rrjete sociale


Përpunuar nga Mr. Donika Bakiu

Ndoshta për shhkak të shpejtësisë, shumë rrallë për të mos thënë aspak, në këtë lloj komunikimi nuk përdoren shenjat e pikësimit.Nga ana tjetër këto shenja përdoren më tepër si shprehëse të ndjenjave në komunikim. (BRAME, 2014)
Me poshtë keni shembuj:
Suksese në provim!!!!!!!!!!!!
Dashuri pafund!!!!!!!!!
Të trashëgoheni!!! Urime martesa!!!!!!!!
Cfar ka ndodh!!!!!!!!!!
Mos fol shumë se të … …
Xhi tha!!!!!!!!!!!!!
A halis e kie???
Cfar tha?
Xhi thaush mi???
Ngushllime!!
Shumë keq më erdhi!!]
Gëzuar ditëlindjen!!!!!!!!!!!
Pikëçuditja përdoret shumë dhe pikëpyetja por edhe trepikëshi por edhe më shumë se tre pikë përdoret shumë.Shenja e apostrofit (‘) nuk perdoret ,qoftë edhe në rastet më klasike të përdorimit siç është ai i pjesës mohuese (s) para foljeve kjo nga mosnjohja e rregullit përkatës në gjuhë: Psh:Nuk shkruhet : S’mundet por Smundet S’ka gjë –ska gjë, S’ka përsë-ska përse
Teprime vihen re dhe në zgjatjen e zanoreve në pozicione të ndryshme , për të theksuar një gjendje emocionale të caktuar të pjesëmarrësve në komunikim nëpërmjet këtit veprimi ,psh:
Ooo lockaaaaaa
Dashuriiiiii
Tkom jeeeeeet
Tkom zeeeemër
Ahahahhaa jaaaa dooolaaaaa
O zeeeeemraaa jeeemee paaaskaaa ardh Per çdo çështje jam mar me çdoo njeeee me 100 veeeta Valla diqka në lidhje me ekonomii ja harova emrin hahahaha
Skam ideeeee Shpirtusheeee tkoom
Auuu moo luuj
Eee kur te thaaash uneeee

Baby Boo