Shëndeti mendor nuk duhet të injorohet, korona, shuplakë për të gjithë!


Edhe krahas paralajmërimeve se gradualisht kthehet jeta normale në vendin tonë, është i dukshëm mosdurimi te qytetarët. Gjendja aktuale na duket konfuze, ndërsa e ardhmja shumë e pasigurt. Duke i kushtuar shumë vëmendje shëndetit tonë fizik, shpeshherë harrojmë se duhet të kujdesemi edhe për shëndetin tonë mendor. Sipas ekspertëve, stresi është normal në kohë kur e gjithë bota po lufton me një armik të përbashkët.

“Mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve është e frikësuar, njerëzit janë anksiozë, me atakë të panikut, me paranojë, jo vetëm për shëndetin dhe jetën por në përgjithësi edhe për mënyrën e funksionimit në të ardhmen, sepse kriza ndikoi në çdo aspekt të jetës, nuk ndikoi vetëm ndaj shëndetit global por edhe ndaj gjendjes mendore, situatës ekonomike dhe sociale”, deklaroi Elena Antonovska, regreso – terapeut.

Antonovska mendon se të gjithëve do të na duhet një kohë e gjatë që të kthehemi në normalitet për të jetuar pa brenga për të ardhmen tonë, duke shtuar se na pret një periudhë ku me vështirësi do t’i kthehemi normalitetit.

“Njerëzit janë më të frikësuar, më introvert, më të distancuar, më egoistë, në vend që ta ndryshojnë frekuentimit dhe të bëjnë diçka në lidhje me këtë duke i respektuar edhe masat mbrojtëse”, deklaroi Antonovska, regreso – terapeut.

Psikologja Ivana Stankovska thotë se kjo gjendje aktuale është me stres në nivel të lartë për ne.

“Është e vështirë që të parashikojmë se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen duke pasur parasysh se ende jemi në këtë proces ku ka shumë faktorë të panjohur, është e vështirë të parashikojmë se si do të zhvillohen gjërat se si do të reagojnë njerëzit, megjithatë atë që mund ta supozoj  është se situata  është me stres në nivel të lartë për të gjithë ne”, tha Ivana Stankovska –psikologe.

Sipas rekomandimeve të Qeverisë, është e obligueshme mbajtja e maskave në transport publik dhe në hapësira të mbyllura ku nuk ka mundësi për distancë fizike. Ndalesa për grupimin e më shumë se dy personave, edhe më tej mbetet në fuqi.

Baby Boo