Qindra qytetarë në Strumicë nuk respektojnë rregullat shëndetësore, zbaviten gjatë pandemisë (VIDEO)


Photo: A1on
Në Strumicë për dy ditë me radhë janë organizuar festa të mëdha në një klub nate në të cilin janë mbledhur një numër i madh i vizitorëve të cilët siç shihet në video dhe fotografi nuk respektohen aspak protokollet shëndetësore. Edhe pse aktualisht ka ndalesë për funksionimin e klubeve të natës në Strumicë i njëjti klub i natës të premten dhe të shtunën ka organizuar festa.

Pas ahengut të parë të organizuar ditën e premte inspektorati i tregut kishte ngritur kallëzime penale por pavarësisht kësaj organizimi i mbrëmjeve siç duket po vazhdon.

E gjithë kjo ndodhë kur vendi regjistron shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në vendin tonë numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirusin e ri ka shkuar në 9026. Deri dje numri i të vdekurve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 ishte 414, kurse për momentin ka 3885 raste aktive. Në spital po trajtohen 419 pacientë./A1on

Baby Boo