“Shëndeti i Xhaferit është stabil, mjekët kanë rekomanduar të pushojë pas fushatës intensive”


Nga Kabineti i kryeparlamentarit kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e Talat Xhaferi është stabile, por për shkak të fushatës intensive, mjekët i kanë rekomanduar të pushojë për një kohë.

“Gjendja shëndetësore e kryetari të Kuvendit, zotëri Talat Xhaferi është stabile. Meqë ka pasur aktivitete intensive gjatë fushatës zgjedhore, pas rekomandimeve të mjekëve i nevojitet pushim dhe qetësi”, njoftojnë nga Kabineti.

Xhaferi dy herë e ka bërë testin për Kovid-19, por ka rezultuar negativ, megjithatë ka pjesëtarë të tjerë të partisë së tij, Bashkimit Demokratik për Integrim si ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.

Baby Boo