Mema: Kufijtë detarë të Shqipërisë nuk mund ti vendosë Greqia dhe as politika shqiptare, as “Haga” dhe “bijëzat” e saj


Duhet transparencë, transparencë e plotë e jo për politikë e përfitime sepse kombi nuk është politikë. Transparencën duhet ta bëjnë ekspertët, ata të vërtetët që nuk kanë lidhje me politikën, e që interesat kombëtare nuk i shesin për asgjë në botë.

Është fakt se Shqipëria po mbushet me varreza, e ne nuk mundemi as të ngremë një memorial jo larg Tepelenës për të përkujtuar 217 hormovitë të masakruar në 1914. Një projekt i mikut të nderuar Meçan Zotaj ende pret…

Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë të drejtë as të derdhin një pikë lot në pragjet e shtëpive të tyre, as një pikë lot në ato toka ku lanë të parët e tyre. Asnjë pikë lot e jo më të kërkojnë memorialë. Kjo nuk është njerëzore e nuk ka aspak lidhje me nacionalizmin ekstrem e britmat që fshihen pas.

Nuk është njerëzore. Është e dhimbshme, është e pafalshme. E kur vjen puna në këtë pikë të gjithë heshtin, politika greke e hesht politikën tonë sepse tek ne të gjithë janë të gatshëm të japin diçka nëse kjo u jep pushtet e përfitime. Kjo është e vërteta.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4403622669676109&id=398978473473902

Baby Boo