Shekerinska në takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s kushtuar krizës me Kovid-19

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do të marrë pjesë në video-konfetencën e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Baby Boo

Ky është takimi i parë ministror i shefave të mbrojtjes të Aleancës në të cilin ministrja Shekerinska merr pjesë si përfaqësuese e anëtares së barabartë të NATO-s.

Tema e takimit është përgjigja e Aleancës ndaj krizës me KOVID-19.

Me diskutimin e vet, Shekerinska do të flasë për gjendjet me koronavirusin në vend dhe masat që i ndërmori Qeveria për parandalim të përhapjes së tij. Njëherit, ministrja do të falënderohet edhe për ndihmën nga vendet anëtare të NATO-s si SHBA-ja, Turqia, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Hungaria, Holanda, Sllovenia dhe Bullgaria dhe do të ofrojë bashkëpunim më të afërt të vendit tonë me KFOR-in në planin e pakësimit të pasojave nga përhapja e infektimit.

Takimi i aleatëve të NATO-s do të zhvillohet përmes video-konferencës, dhe përveç për KOVID-19, ministrat e mbrojtjes të 30 vendeve anëtare, do të bisedojnë edhe për misionet dhe operacionet e Aleancës gjatë pandemisë, si dhe për dezinformatat dhe parandalimin e lajmeve të rrejshme rreth koronavirusit.