Shekerinska: Mbi 4 mijë ushtarë të Maqedonisë në misionet e NATO-s


Stoltenberg së bashku me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska vizituan kazermën “Ilinden”. Përfaqësuesit e Regjimentit të Operacioneve Speciale , kryen dy ushtrime demonstruese , ndërsa gjithashtu portretizuan edhe një pjesë të arteve marciale. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska rikujtoi se më shumë se 4000 përfaqësues të armatës kanë marrë pjesë në misione të ndryshme tëudhëhequra nga NATO në vitet e kaluara.

“ Tani jemi në kazermën Ilinden, ku kemi mundësi që t’i shohim përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë, tek të cilën në të kaluarën NATO mundej që të mbështetet, pasi më shumë se 4000 përfaqësues të armatës tonë kanë marrë pjesë në misione të ndryshme të udhëhequra nga NATO në vitet e kaluara”, deklaroi Shekerinska./Pacensure

Baby Boo