Shekerinska: Do të doja të shoh trimin, i cili do t’i anulojë votat që dje u dhanë për NATO-n në Kuvend (VIDEO)

Për një vit nga nënshkrimi i Protokollit për pranim në NATO, kemi marrë 28 ratifikime, për kohë shumë të shkurtër anëtarësimi ynë do të certifikohet dhe do t’i vendosim vulë mbi ekzistencën tonë si shtet i pavarur, sovran dhe me prosperitet. Ne do të jemi pjesë e familjes nga ombrella e sigurisë, që mbron një miliardë njerëz.

Baby Boo

Këtë sot e theksoi ministrja e Mbrojtës, Radmilla Shekerinska me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes Veriatlantike, me ç’rast tha se si ministre e Mbrojtjes, për të, anëtarësimi në NATO, mes tjerash, nënkupton shumë, lidhur me numrat në Armatë, të cilët të parët i kanë ndier beneficionet nëpërmjet pagave, kushtet për punë dhe perspektivat në armatë.

Në lidhje me përhapjen e lajmeve të rreme dhe skepticizmin nga Aleanca, Shekerinska citoi një dispozitë nga Marrëveshja dje e nënshkruar me NATO-n, e cila thotë se palët e Marrëveshjes janë të përkushtuara për të ruajtur lirinë, trashëgiminë e përbashkët, civilizimin e popujve të tyre, bazuar në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit. Ministrja tha se opozita tashmë kishte mbështetur ligjin për shërbimin në armatë dhe se nuk duhet të ketë asnjë pengesë për të mbështetur ligjin për mbrojtje.

“Dje u bindëm se në Kuvend votuan të gjithë, përfshirë edhe kolegët nga VMRO-DPMNE. Pyes vetën se kush nesër apo pasnesër, megjithatë do të konspirojë për prishjen e Marrëveshjes së Prespës dhe anulimin e anëtarësimit tonë në NATO. Do të doja ta shihja trimin, i cili pas konsensusit të këtillë, të anulojë votat e dhëna dje në Kuvend dhe atë që do të guxojë të anulojë suksesin më të madh që nga pavarësia e deri sot”, theksoi Shekerinska.

Ministrja tha se pret, që Kuvendi të mos nënshtrohet para detyrës që e ka, që të miratojë Ligjin për mbrojtje. Ajo potencon se VMRO-DPMNE-ja me pesë-gjashtë deputetë e mbështeti ligjin për shërbim në Armatë, ku është ndërruar emri i Armatës së Republikës së Maqedonisë në Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se tani nuk asnjë alibi dhe arsye për të mos mbështetur në këtë mënyrë të kyçemi në mbrojtje kolektive.

Ministrja Shekerinska tha se, sipas informacioneve nga Spanja, Kuvendi i tyre mund ta ratifikojë marrëveshjen në fillim të muajit mars të këtij viti dhe se qeveria jonë përgatitet mbi baza të këtyre informacioneve.