Shekerinska: Askush deri më tani as në BE e as në NATO nuk ka kërkuar kampe refugjatësh


Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot theksoi se askush as në Bashkimin Evropian e as në NATO nuk ka kërkuar hapjen e kampeve të refugjatëve në Maqedoni.

“Pavarësisht spekulimeve dhe lajmeve të rrema, të cilat përhapeshin në Maqedoni me përgjegjësinë më të madhe mund të them se në asnjërin prej takimeve me përfaqësues të BE-së apo të NATO-s, askush nuk e ka përmendur çështjen për ballafaqim me migrimin. Në të kaluarën vetëm na uronin për atë se si kemi ndihmuar, por në asnjë nuk ka dalë me iniciativë apo kërkesë për çfarëdo kampesh për refugjatë. Shpesh kjo çështje është keqpërdorur si mundësi për manipulim me emocionet e qytetarëve”, porositi Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në të cilën informoi për Shqyrtimin e miratuar strategjik të mbrojtjes.

Theksoi se në këto diskutime duhet t’i kemi në mendje gjendjet reale.

“Ky është problem i vështirë për BE-në, përpiqen të gjejnë zgjidhje, nuk janë të bashkuar, por arritën pëlqim, i cili në asnjë rast nuk do të thotë kampe refugjatësh kudo në rajonin tonë”, shtoi ajo.

Baby Boo