Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Mediha Kuriu-Palloshi mësuesja model për shumë ferma shqiptare


Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veteranes së mësuesisë shqiptare në Tetovë, Mediha Kuriu – Palloshi. Në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit të Tetovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata të cilët e njohën dhe bashkëpunuan ndër vite me të.

Ne stafi drejtues i Universitetit të Tetovës, bashkë me profesorët dhe studentët tanë, i jemi mirënjohës dhe përulemi para guximit të mësueses Mediha Kuriu – Palloshi, e cila në vitin 1950, kur i ishte shpallur luftë analfabetizmit shekullor shqiptar, u bë simbol rezistence si njëra nga mësueset e para në qytetin e Tetovës, që theu prapambeturinë e trashëguar ndër gjenerata, sepse ishte e vështirë në atë kohë që një femër të ushtronte profesionin e mësuesisë.

Guximi i saj u bë model për shumë femra shqiptare të trevave tona. Shumë nxënëse të saj ndoqën shembullin e mësueses së tyre duke vazhduar arsimimin dhe sot në Tetovë kemi shumë femra, të cilat kanë ndërtuar profilet e tyre në profesione të ndryshme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për mësuesen Mediha Kuriu – Palloshi.
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektori i Universitetit të Tetovës

Baby Boo