Shefqet Krasniqi: Pandemia spastron gjynahet


Hoxhë Shefqet Krasniqi ka qenë i ftuar në TV Dukagjin për të folur në lidhje me një varg çështjesh të ndryshme sociale.

Ai ka folur edhe për çështjen e pandemisë duke thënë se gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më herët dhe se Qabeja ka qenë e mbyllur edhe më herët.
“Pa dashtë zoti nuk bëhet kurrgjë. Allahu ka dashtë me çu këtë pandemi. Ai ka thënë, me një virus të vogël iu bllok total.” – deklaroi ai.
“Allahu nuk don me i shkatërru njerëzit. Mëshira e tij i solli vaksinat,” – deklaroi z. Krasniqi.

Më tej, ai ka pretenduar se Allahu nuk shkatërron popuj të veçantë.
Krasniqi ka deklaruar po ashtu se pandemia spastron njeriun nga gjynahet.

Baby Boo