Shefqet Krasniqi nuk kundërshton vendosjen e ambasadës në Jerusalem: Nuk u bo nami


Shefqet Krasniqi, një prej hoxhallarëve më me ndikim në Kosovë, ka folur edhe për çështjen e vendosjes së Jerusalemit në Izrael.

Ai nuk u shpreh aq kundërshtues siç mund të jetë pritur.
“Është në interes të shtetit me marrë sa më shumë njohje. Njohja e shteteve të forta, krijimi i marrëdhënieve me shtetet të forta është në interes të Kosovës.” – ka thënë Shefqet Krasniqi.

Sidoqoftë, ai u shpreh i shqetësuar për reagimin e ashpër të Turqisë, raporton Periskopi.
“Nuk u bo nami që Kosova e ka qitë ambasadën aty (në Jerusalem). Por, për neve është tepër me rëndësi me e rujtë raportin e mirë me Turqinë,” – shtoi ai.
“Unë i druhem raporteve të Turqisë me Kosovën. Por nuk besoj që do të ketë ndonjë pasojë të madhe, me ndikim të madh. Ruajtja e raporteve të Kosovës me Turqinë.” – përfundoi ai.

Baby Boo