Babi i Jonadës tregon momentin: Po lahesha me vajzën, skafi erdhi drejt nesh dhe na ndau


Babai i Jonadës, Bledar Avdia ka treguar së fundmi tmerrìn e përjetuar ditën që ndodhi ngjarja. Ai ka treguar se ka qenë duke u larë në det me vajzën.

Papritur erdhi skafi dhe e ndau nga e mitura. Bledari rrëfen se ai u zhyt në ujë, ndërsa vajzën e pa teksa e përplasi motori i skafit, duke e goditur në të gjithë trupin.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij.

Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf.

Drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë. Hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën.

Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg.”

Baby Boo