Shefi nuk i dha rrogën dhe ai ia shkatërroi 5 kamionë me buldozer (VIDEO)


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë. Punonjësi i një kompanie minerare atje, kishte disa kohë që nuk po merrte rrogën. Pas një sherri të ash*për me pronarin e firmës i cili ishte edhe xhaxhai i tij, punëtori i egërsuar ka marrë buldozerin dhe është vërsulur mbi kamionet e vënë në rresht. Në zemërim e sipër ai ka dëmtuar 5 kamionë duke i shtypur. Ai duket se kishte ndërmend ti shkatërronte të gjithë por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe janë munduar ta qetësojnë, ndërsa pronarit rroga e pa paguar e burrit i kushtoi shumë më shtrenjtë. Deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Baby Boo