Shefi i “Pfizer” parashikon nevojën për një vaksinë të re, Covid-19 ka pësuar mutacion


Shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin deklaroi se bota mund të ketë nevojë për një vaksinë të re anti-Covid në mesin e vitit 2022.

Shefi ekzekutiv i grupit bioteknologjik që qëndron pas vaksinës së parë kundër Covid-19 ka thënë se një formulim i ri ka të ngjarë të jetë i nevojshëm nga mesi i vitit të ardhshëm për tu mbrojtur kundër virusit pasi ai pëson mutacion.

Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i Pfizer, i tha Financial Times se me kalimin e kohës, do të shfaqen mutacione që mund të shmangin mbrojtjen imune të trupit.

“Këtë vit një vaksinë tjetër është krejtësisht e panevojshme. Por nga mesi i vitit të ardhshëm, mund të jetë një situatë tjetër”, parashikoi ai.

Një partneritet midis kompanisë bioteknologjike gjermane dhe kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer solli në treg vaksinën e parë Covid-19.

Ajo ishte gjithashtu vaksina e parë e bazuar në teknologjinë mRNA që fitoi miratimin rregullator, dhe ka qenë ilaçi më i shitur në botë këtë vit.

Në një intervistë me FT, Sahin tha se variantet e Covid-19 aktualisht në qarkullim, veçanërisht lloji Delta, ishin më ngjitëse, por jo aq të ndryshme sa të minonin efektivitetin e vaksinave aktuale. Kështu, dozat përforcuese duket se janë në gjendje të trajtojnë variantet kryesore, tha Sahin. Por, virusi përfundimisht do të zhvillojë mutacione që mund t’i shpëtojnë përgjigjes imune të dhënë nga vaksina, tha ai, duke kërkuar një version “të përshtatur” për të synuar në mënyrë specifike llojin e ri.

“Ky virus do të qëndrojë dhe virusi do të përshtatet më tej”, tha ai. “Ne nuk kemi asnjë arsye të supozojmë se virusi i gjeneratës tjetër do të jetë më i lehtë për tu trajtuar për sistemin imunitar sesa brezi ekzistues. Ky është një evolucion i vazhdueshëm dhe ai evolucion sapo ka filluar”.

Baby Boo