Komuna e Vrapçishtit, ky është rezultati nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale


Sipas rezultateve të publikuara na Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në Komunën e Vrapçishtit do të ketë balotazhë apo rreth të dytë me 31 tetor.

Në bazë të rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, Isen Shabani nga ASH-AAA ka marrë 3.946 vota (41,38%), Nebi Rexhepi i BDI-së ka 3.298 vota (34.58%), Refik Mustafi nga Partia Demokratike e Turqive të Maqedonisë (PDTM) ka fituar 1.324 vota (13.88%), Senad Ameti nga Lëvizja BESA merr 309 vota (3.24%), Xhezmi Mamuti nga LSDM 267 (2.80%), kandidati i pavarur Islam Shaqiri 115 vota (1.21%) dhe Irfan Sherifi i PDSH-së ka 30 vota (0.31%).

Komuna e Vrapçishtit numëron 26.383 votues, kurse në rrethin e parë kanë votuar 9.537 votues, prej tyre 248 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme. Dalja sipas përqindjes në këtë komunë ka qenë 36.15%.
Sipas këtyre rezultateve në balotazhë shkojnë kandidati i ASH-AAA, Isen Shabani dhe kandidati i BDI-së, Nebi Rexhepi.
Sa u takon votave për këshilltarë ASH-AAA ka marrë 3.599 vota, BDI 3.231, Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë (PDTM) 1.300, BESA 557, LSDM 275 dhe PDSH 53 vota.

Baby Boo