Shefi i diplomacisë hungareze Sijarto në Shkup do të dorëzojë ndihmë për ballafaqim me koronavirusin


Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, sot, në nismë të tij do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës janë paraparë takime me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë në vend.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, bashkëpunimi në përballje me pandeminë globale KOVID-19 do të jetë në fokus të bisedimeve, ndërsa në këtë kontekst së bashku me delegacionin hungarez do të mbërrijë edhe ndihmë konkrete për Maqedoninë e Veriut, për tejkalim më të lehtë të këtyre sfidave.

“Njëherit, gjatë takimit do të shkëmbehen edhe informacione për hapat e mëtejshëm në agjendën evropiane të vendit pas marrjes së vendimit pozitiv të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut. Do të shqyrtohen edhe marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për avancim të mëtejshëm, si dhe thellim të bashkëpunimit dhe solidaritetit midis të dyja vendeve, por edhe në suaza të Bashkimit Evropian”, theksojnë nga MPJ-ja.

Pas takimit, ministrat Dimitrovi dhe Sijarto do të mbajnë konferencë për shtyp, në të cilën do të mund të ndiqet drejtpërdrejt në lajvstrim në rezolucionin HD me përkthim në gjuhën maqedonase nga deklarata e ministrit hungarez. Gazetarë dhe kamera, siç theksohet, nuk janë paraparë në Ministri, ndërsa pyetjet duhet t’i dërgojnë në MPJ më së voni 15 minuta para fillimit të konferencës së caktuar për shtyp. .

Baby Boo