Action Bronson bën shqiponjën dhe zbulon detaje nga performanca në Prishtinë


Këngëtari Action Bronson, shqiptari Arian Asllani, ka mbajtur para pak minutash një konferencë për media në Prishtinë ku edhe ka dhënë më shumë detaje për performancën e tij.

Ai është një ndër të ftuarit e Sunny Hill Festival – festivalit që me 10,11 e 12 gusht sjellë emra të njohur nga bota e muzikës botërore në Prishtinë.

“Do të jetë një performancë fantastike, më e mira ndonjëherë. Më pëlqen një festival që po sjellë trashëgimi shqiptare, me emra shqiptarë” ka thënë mes tjerash Action Bronson.

Bronson do të performojë në Gërmi në njërën prej netëve të këtij festivali.

Baby Boo