“S’jemi të padukshëm, këtu jemi”, porositën të pastrehët Qeverinë e Maqedonisë (Video)


“Askush nuk kujdeset për në, sikur të mos ekzistojmë. Humbën jetën njerëz dhe as shteti nuk na ndihmoj, askush. Por, dua të them se të gjithë jemi të lindur ka një nënë dhe secili prej nesh ka tregim të ndryshëm se si ka përfunduar këtu”, deklaroi Sllavica, e cila bashkërisht me disa të pastrehë fshihet në hyrjet e kullave përballë Kryqit të Kuq.

Grupe të pastrehë secilën ditë mund të shihen në qytet se si flenë në ulëse apo në karton në tokë, përcjell Fakte.

“Do të hymë në ndonjë bastore sportive, të ngrohemi pak në qendër tregtare dhe më pastaj përsëri ftohtë. Duhet të gjendemi disi, nëse mbetemi këtu, tek ulëset do të ngrijmë”, shtoi edhe një i pastrehë.

Shoqata “Ljubeznost” organizoi aksion për mbledhjen e ushqimit nga restorantet dhe amvisëritë që gjatë kohës së festave të fundvitit e ndau me të pastrehët.

“Nëpër rrjete sociale shpallëm që ushqimi i tepërt që do të mbes pas festës të mos përfundojë në kontejnerë, por t’u dhurohet të uriturve. Në këtë mënyrë duam që edhe këto njerëz të ndihen me dinjitet, të kenë ushqim”, deklaroi Toni Stankovski nga shoqata “Ljubeznost”.

Stankovski tha se as Kryqi i Kuq as institucionet shtetërore nuk kanë numër të saktë se sa njerëz janë pa kulm mbi kokë dhe se kanë dorëzuar një nisëm deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të kryej hulumtim dhe të të dihen se ku janë për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme.

Baby Boo