SHBA uron zyrtarisht marrëveshjen për “Republikën e Maqedonisë së Veriut”

SHBA ka përcjellë urimin zyrtar për arritjen e marrëveshjes së emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut” mes Shkupit dhe Athinës.

Baby Boo

“Shtetet e bashkuara urojnë kryeministrat Aleskis Cipras dhe Zoran Zaev dhe përshëndesin marrëveshjen historike për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas publikimit në Shkup dhe Athinë për arritjen e marrëveshjes, shkruan Faktor.mk, përcjell Portalb.mk.

“Kjo do të jetë në interes të dy vendeve dhe do të forcojë sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Kryeministrat Zaev dhe Cipras treguan vizion, guxim dhe këmbëngulje për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për dy palët. Në gjithashtu përshëndesim edhe përkushtimin e ndërmjetësuesit MEthju Nimic dhe këmbëngulja e tij për zgjidhjen e këtij problemi që ekziston me dekada. Jemi të gatshëm të mbështesim këtë marrëveshje, siç kërkuan dy vendet”, thuhet më tej në njoftimin e DASH.