Grubi reagon pas aksionit të policisë në Luboten: Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë në Luboten të Shkupit.

“Policia finansiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten.

Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundërefektshme edhe në rast se ka patur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht, nëse vërtetohet.”, shkruan Artan Grubi.

Baby Boo