SHBA: Maqedonia e Veriut ka mbështetje të madhe për integrimin euro-atlantik


Përfaqësuesi i shtetit më të fuqishëm në botë, Filip Riker dërgoi mesazhin se SHBA-ja edhe më tej është mbështetës i fuqishëm i politikave të vendit. Riker në emisionin “360 gradë” tha se vendi tashmë i takon perëndimit, sado që tentojnë forcat anti- perëndimore dhe anti- demokratike të ndikojnë në çfarëdo mënyre kundër zhvillimit të Maqedonisë së Veriut.

“Numri i shteteve, i liderëve, numri i diplomatëve me ndikim që erdhën, mendoj që e tregon përkrahjen e fuqishme që e ka Maqedonia e Veriut. Dhe, kuptohet nga Uashingtoni i patë mesazhet e presidentit Bajden i cili është mik shumëvjeçar i këtij rajoni dhe këtij vendi. Sekretari Blinken, në forumet e ndryshme derisa ishte në Evropë javën e shkuar, qartë vuri në dukje se duam ta shohim këtë rajon duke avancuar. Ne e ofrojmë tërë mbështetjen tonë për këtë synim”, tha Filip Riker, Ndihmës Sekretari Amerikan Për Evropë Dhe Evroazi.
Riker iu referua edhe lu*ftës kundër ko*rrupsionit. Sipas tij, ballafaqimi me këtë të keqe patjetër të jetë me forca të bashkuara.

“Presidenti Bajden ishte shumë i qartë se lu*fta kundër ko*rrupsionit, duke folur qartë për menaxhim të mirë, do jenë temat kryesore të politikës së jashtë të SHBA-ve. Ne llogarisim në aleatët tanë, si Maqedonia e Veriut, të na bashkëngjiten në këto përpjekje në mbarë botën. E patë urdhrin e ri ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor që e miratoi presidenti Bajden me qëllim të mbindërtimit të urdhrave të vjetra, për ta zgjeruar dhe qartësuar pozitën tonë për ballafaqim me ko*rrupsionin”, pohoi Filip Riker, Ndihmës Sekretari Amerikan Për Evropë Dhe Evroazi.

Pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Joe Biden se do e zgjerojë listën e zezë me njerëz që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe atë të Ohrit, Riker nuk zbuloi nëse tashmë është vendosur se kush do të jetë në atë listë. Lidhur me qëndrimin e OBRM-PDUKM-së se nuk e njohin Marrëveshjen e Prespës, Riker tha se Marrëveshja e Prespës është punë e kryer.

Baby Boo