SHBA-ja i kërkoi Turqisë të mos e mbajë ar*matimin rus


Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur thirrjen ndaj Turqisë që të br*aktisë pajisjen me sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400, transmeton REL. Gjatë një takimi të mbajtur në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka kërkuar ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu që vendi tij të mos e mbajë armatimin rus, për të cilin SHBA-ja thotë se paraqet rre*zik për sistemin e NATO-s.

Dy vendet aleate të NATO-s qe një kohë të gjatë kanë mosmarrëveshje lidhur me këtë çështje. Vitin e kaluar, Uashingtoni pe*zulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve lu*ftarakë të fshehtë F-35. Ankaraja nënshkroi marrëveshjen me Moskën më 2017, duke e arsyetuar blerjen me nevojat e saj të sigurisë.
Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi tha se Blinken dhe Cavusoglu diskutuan gjithashtu lidhur me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e te*nsionuara midis anëtarëve të aleancës Turqisë dhe Greqisë.

“Sekretari (Blinken) shprehu mbështetje për dialogun midis aleatëve të NATO-s Turqisë dhe Greqisë”, thuhet në njoftim.
Blinken gjithashtu i ka shprehur homologut të tij turk, “shqetësimin për tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit mbi Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhu*nës në Familje dhe theksoi rëndësinë e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.

Të dy zyrtarët kanë diskutuar gjithashtu interesat e përbashkëta në Siri dhe Afganistan. Nga ana e tij, Cavusoglu tha se bisedimet e tij me Blinken u zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe se ata ranë dakord të zhvillonin një takim më gjithëpërfshirës në Turqi ose Shtetet e Bashkuara.
Por, Cavusoglu i ka thënë Sekretarit Blinken se blerja nga Ankaraja e sistemeve S-400 ishte “një punë e mbaruar”. Zyrtarët turq kanë thënë se sistemet ruse nuk do të integrohen në infrastrukturën mbrojtëse të NATO-s. Dorëzimet e katër baterive të para të raketave, nga Rusia në Turqi, filluan në korrik të vitit 2019.

Baby Boo