SHBA akuzon Rusinë, “rrëzuan dronin tonë të paarmatosur në Libi”


Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë se ka rrëzuar një dron amerikan të paarmatosur në afërsi të Tripolit në Libi.

Ushtria amerikane saktëson se ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar dhe droni është qëlluar nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore.

Komandoja e trupave të SHBA-ve në Afrikë ka kërkuar tërheqjen e mbetjeve të mjetit fluturues. Ngjarja tregon rritjen e rolit të Moskës në Libi, që mbetet akoma një vend i kapluar nga lufta civile, në të cilën mercenarët rusë luftojnë përkrah opozitës.

Autoritetet ruse kanë pranuar rrëzimin e dronit dhe pohojnë se nuk ishin në dijeni qe droni t’i përkiste ushtrisë amerikane.

Baby Boo